Bajram Gecaj, ka disa fjalë për pritjet e gjata në kufi dhe mërgimtarët që kalojnë për Serbi

Lajme

Bajram Gecaj, ka disa fjalë për pritjet e gjata në kufi dhe mërgimtarët që kalojnë për Serbi

Më: 6 janar 2019 Në ora: 10:54
Bajram Gecaj

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj e ka komentuar pritjen e gjatë të mërgimtarëve tanë në kufi me Serbinë.

Gecaj thotë se pritje të tilla ka pasur në vazhdimësi, e posaçërisht në kohë të festave.

“Ndonjëherë autoriteteve serbe edhe u “teket” të arrestojnë dhe të keqtrajtojnë ndonjërin; u nxjerrin shpesh probleme gjatë kalimit nëpër Serbi; u marrin para në formë harraqi; autobusët, por ndonjëherë edhe veturat personale, gjuhen me gurë dhe mjete tjera të forta; dhe, mbi të gjitha, është mu ky shtet i cili na ka shkaktuar aq shumë dhimbje e viktima dhe që ende vazhdon me mentalitetin e së kaluarës”, shkruan Gecaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë, shkrimi i plotë:

“Deri në 10 orë pritjet në Merdare”

Pritje të tilla ka pasur në vazhdimësi, posaçërisht në kohë festash! Ndonjëherë autoriteteve serbe edhe u “teket” të arrestojnë dhe të keqtrajtojnë ndonjërin; u nxjerrin shpesh probleme gjatë kalimit nëpër Serbi; u marrin para në formë harraqi; autobusët, por ndonjëherë edhe veturat personale, gjuhen me gurë dhe mjete tjera të forta; dhe, mbi të gjitha, është mu ky shtet i cili na ka shkaktuar aq shumë dhimbje e viktima dhe që ende vazhdon me mentalitetin e së kaluarës. Megjithatë, mërgimtarët kosovarë vazhdojnë ta përdorin Serbinë si rrugë tranzitore, përkundër opsioneve të Kroacisë apo Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat