Vuciq: Kompromisi do të jetë fitore, Kosova nuk duhet të mbetet pa serbë - Bota Sot
Vuciq: Kompromisi do të jetë fitore, Kosova nuk duhet të mbetet pa serbë

Lajme

Vuciq: Kompromisi do të jetë fitore, Kosova nuk duhet të mbetet pa serbë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 10:54
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksander Vuçiq mori pjesë në edicionin festiv të krishtlindjeve ‘Kurira’. Vuçiq foli edhe për kompromisin në dialogun me Kosovën me Serbinë.

“Kompromisi në politikë nuk është një humbje por një fitore” u shprehë ai.

Pastaj vazhdoi duke thënë se e di që serbët nuk do ta pranojnë këtë por pati një mesazh  për ta.

“E them këtë, edhe pse e di që serbët nuk do ta pranojnë . Nuk do ta pranojnë sepse është më lehtë të jetosh në mitë dhe lavdërime sesa në realitet. Ne duhet të ndryshojmë shumë”, vazhdoi Vuçiq.

Në fjalim kritikoj ata që mbështesin një konflikt të ngrirë me Kosovën.

Tutje ai tregoi se cili është qëllimi dhe detyra e tij në Kosovë.

“Detyra jonë është të parandalojmë që Kosova të mbetet pa serbë”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...