Gjuriq: Beogradi është i hapur për të gjetur kompromis për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Lajme

Gjuriq: Beogradi është i hapur për të gjetur kompromis për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Më: 7 janar 2019 Në ora: 09:59
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se vendi i tij do të vazhdojë edhe sivjet që të flasë me gjuhën e paqes dhe stabilitetit.

Gjatë një deklarimi për Pink.rs, Gjuriq ka thënë se ashtu sikurse në vitet e kaluara “Beogradi sinqerisht është i hapur për të gjetur kompromis për zgjidhjen e problemit disadekadësh me Kosovën dhe Metohinë”.

“Ne do të jemi udhërrëfyes për secilin që sinqerisht dëshiron stabilitet dhe prosperitet ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat