Gjuriq për bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës premton gjuhë të paqes edhe tolerancës

Lajme

Gjuriq për bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës premton gjuhë të paqes edhe tolerancës

Nga: Bota sot Më: 7 janar 2019 Në ora: 14:56
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar sot për mediat serbe se Serbia gjatë këtij viti do të vazhdojë të flasë me gjuhën e paqes dhe tolerancës.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq i cili pati sfiduar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës, kur ia patën ndaluar hyrjen në vendin tonë për çka edhe ka qenë i arrestuar nga Policia e Kosovës këtë konstatim e ka bërë sot . Në të vërtet Gjuriq për mediat serbe, ka thënë se vitin e kaluar kishte pritur që “gatishmëria e sinqertë e Beogradit për gjetjen e një kompromisi për problemet në Kosovë do të ishte dëshmi për të gjithë se kërkojnë sinqerisht stabilitet dhe prosperitet ekonomik në Ballkanin Perëndimor”.

Por që sipas tij, ë fund nuk u befasua që nuk ndodhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat