Halil Kastrati tashmë ka një “parti”

Lajme

Halil Kastrati tashmë ka një “parti”

Më: 8 janar 2019 Në ora: 22:12
Halil Kastrati

Halil Kastrati, humanisti i madh shqiptar ka folur rreth mundësisë së formimit të një partie.

Kastrati tha se tashmë ai ka partinë më të madhe në Ballkan. Partia, sipas tij, quhet: “partia që kthen lotin e mërzisë në lot gëzimi”, duke iu referuar shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

“Ne jemi partia më e madhe, partia që e kthen lotin e mërzisë në lot gëzimi dhe do të jetë kështu”, ka thënë ai për Insajderin.

Si rrjedhojë, Halil Kastrati ka mohuar çdo mundësi që të futet në politikë. Ai thotë se do të vazhdojë të mbetet drejtor i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat