Pamje të tjera nga ikja e të rinjve drejt Kroacisë - Bota Sot
Pamje të tjera nga ikja e të rinjve drejt Kroacisë

Lajme

Pamje të tjera nga ikja e të rinjve drejt Kroacisë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 23:45
Pamje nga Kamenica

Komuna e Kamenicës nga dita në ditë po zbrazet nga rinia dhe fuqia punëtore.

Sonte nga ora 21:30 është planifikuar nisja e dy autobusave me të rinj në drejtim të Kroacisë, për të siguruar vend pune.

Deri më tani besohet se rreth 800 të rinj që kanë marrë rrugën drejt vendeve të jashtme për një vend pune.

Migrimi i tyre, raportohet se po bëhet në mënyrë legale, derisa thuhet se vendet e punës po i siguron një kompani ndërmjetësuese nga Kamenica.

Qazim Jashari, i cili edhe personalisht është në pritje të një vize pune, sonte e përcolli djalin e vëllait për në Kroaci.

“Sonte niset djali i vëllait. Pagesat atje janë më të mira. Biznesi këtu është shtri përtoke. S’ka kushte s’ka paga. Përveç nipit kam edhe të afërm të tjerë që janë larguar”, tha Jashari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...