Serbia i dërgon Kosovës informacione të reja rreth hetimeve për vrasjen e Ivanoviqit - Bota Sot
Serbia i dërgon Kosovës informacione të reja rreth hetimeve për vrasjen e Ivanoviqit

Lajme

Serbia i dërgon Kosovës informacione të reja rreth hetimeve për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 9 janar 2019 Në ora: 10:23
Oliver Ivanoviq

Ministria serbe e Drejtësisë i ka dorëzuar Kosovës raportet e intervistimeve të personave që dyshohet se lidhen me vrasjen e ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Kjo është bërë e ditur gjatë ditës së sotme nga ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se ky veprim është bërë pas kërkesës së Prishtinës për deklaratat e të gjithë personave që thuhet se kanë informacione për krimin e kryer më 16 janar të vitit të kaluar.

“Kjo tregon se Beogradi është ende i gatshëm të bashkëpunojë dhe t’i përgjigjet kërkesave të Prishtinës. Ne nuk kemi komunikim të tillë nga pala tjetër”, citohet të ketë thënë ajo.

Megjithatë, mungesa e rezultateve në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit, sipas saj ka ardhur nga refuzimi i Prishtinës për hetime të përbashkëta dhe për shkëmbim informacionesh.

Sipas saj, gjatë vitit të kaluar Beogradi ka dërguar dy kërkesa zyrtare për informacione në Prokurorinë Speciale, mirëpo se të njëjtat nuk janë përfillur.

Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit të kaluar në Mitrovicë.

Rastin, më vonë e mori në dorë Prokuroria Speciale e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...