Shala: Ia vlen të mendohet shkëmbimi i territorit për marrëveshje me Serbinë - Bota Sot
Shala: Ia vlen të mendohet shkëmbimi i territorit për marrëveshje me Serbinë

Lajme

Shala: Ia vlen të mendohet shkëmbimi i territorit për marrëveshje me Serbinë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 22:28
Blerim Shala

Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sërish për idenë e shefit të tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje për paqe mes dy vendeve.

Shala ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se, nga pikëpamja e tij, për marrëveshje me Serbinë ia vlen të mendohet edhe shkëmbimi i territorit.

Më herët, Shala ka thënë se Serbia do ta kushtëzojë njohjen e Kosovës me marrjen e një pjese të territorit të saj.

“Serbia kërkon territor për njohje”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se, megjithatë, një kërkesë e tillë nuk është bërë zyrtarisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...