Në Serbi s’kanë dilema, Thaçi dhe Haradinaj janë bashkë për taksën 100%

Lajme

Në Serbi s’kanë dilema, Thaçi dhe Haradinaj janë bashkë për taksën 100%

Më: 9 janar 2019 Në ora: 23:36
Hashim Thaç, Ramush Haradinaj

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se premtimi i mëhershëm i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se do ta ndryshojë kursin sa i përket taksës, paraqet trillim.

Ai ka theksuar se të gjithë anëtarët e qeverisë së Kosovës që i takojnë “partisë së tij” kanë votuar për vendosjen e taksës.

Simiq ka thënë se dora e djathtë e Thaçit dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, publikisht ka thënë se propozimi i kryeministrit Ramush Haradinaj ka qenë që taksa të jetë 30 për qind, kurse ai ka insistuar që të bëhet 100 për qind.

“Kjo është lojë klasike i policit të mirë dhe policit të keq në të cilën njëri aktron se se si nuk i urren serbët dhe i respekton ata si bashkëbisedues, para se gjithash ekipin tonë negociator dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, kur flitet për bisedimet në Bruksel, e në anën tjetër, Haradinaj do ta përçojë rrymën e fortë e cila duhet të krijoj kushte të tilla që jeta e serbëve në Kosovë të jetë e rëndë”, ka thënë Simiq.

Në anën tjetër, analisti serb, Dragomir Anxhelkoviq ka thënë për “blic” se është e qartë që ndërmjet Thaçit dhe Haradinaj ekziston marrëveshje.

“Duket se Thaçi nuk do ta pranontë i pavarur rolin jopopullor që të njoftoj për lajme të këqija. Kështu, njëri e mban, tjetri lëshin pe, ndërsa ne pak nga pak po bëjmë lëshime, dhe asgjë s’po përfitojmë”, thekson Anxhelkoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat