Suspendohen shefi i Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe një polic i kësaj Njësie

Lajme

Suspendohen shefi i Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe një polic i kësaj Njësie

Më: 9 janar 2019 Në ora: 23:42
Policia e Kosovës

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar sot për shkak të “tejkalimit të autorizimeve”.

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar suspendimin e shefit të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe të një pjesëtari të kësaj Njësie të Policisë.

Sipas burimeve zyrtarët e Policisë janë suspenduar pasi dyshohet se gjatë ndalimit të një veture me targa diplomatike CD i kanë tejkaluar autorizimet.

Oficerët e NjRSh-së janë suspenduar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat