“Çështja e Kosovës nuk duhet lënë si konflikt të ngrirë”

Lajme

“Çështja e Kosovës nuk duhet lënë si konflikt të ngrirë”

Nga: F.B Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:15
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar se çështja e Kosovës nuk duhet lënë si konflikt të ngrirë sepse ndikon në përparimin e Serbisë.

"Situata aktuale tregon të gjithë sentimentalizmin e BE-së. Në bisedë me përfaqësuesin e një vendi të madh që është partner I Prishtinës e kam pyetur pse tolerohet gjithë ajo që po ndodh në Kosovë, ndërsa si përgjigje mora ‘po kjo është një demokraci e re”. Kjo mua më flet për hapësirën e madhe edhe për standardet e dyfishta në këtë rast” ka thënë kryeministrja serbe shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”. 

Brnabiç ka pranuar se ShBA-të kanë kërkuar nga Serbia që të ndaloj lobimin për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë gjë që Beogradi e ka refuzuar hapur. 

"Përderisa ata lobojnë për njohje shtesë është fer-play që ne të lobojmë për tërheqje të njohjeve", ka thën ajo si mysafir në televizionin "Hepi". 

Brnabiç ka thënë se ndryshimi ndërmjet Serbisë dikur edhe sot është se sot nuk po rri edhe vajtoj për atë padrejtësi, por që nga 2014 po konstaton gjendjen edhe vazhdon tutje duke u fokusuar në punët e saj dhe në ndryshimin e gjendjes dhe forcimin e vetë. 

taksat e vendosur janë gjykuar nga të gjithë përfshirë edhe ShBA, kështu me vëmendje po shikohet situate sa do përmbushen deklaratat e Prishtinës se taksat nuk do të hiqen.

"Do të doja të ishin më të kuptueshëm, kjo do të ishte mirë edhe për qytetarët e komunitetit shqiptar në Kosovë edhe Metohi dhe për të gjithë regjionin", shprehet Brnabiç. 

“Duhet të bisedoj me te për stabilitetin regjional dhe ardhmërinë tonë. Për të ardhmen e Serbisë është me rëndësi të kemi stabilitet regjional. Për ne është më me rëndësi se për të tjerët që të kemi stabilitet në rajon. Serbia është vendi I vetëm në regjion që ka kaluar masat fiskale të konsolidimit, kemi ekonomi stabile, buxhet të cilit I bie borxhi publik, që ka valutë stabile de ka perspektivë të rritjes ekonomike", ka thënë kryeministrja serbe. 

Nëse nuk kemi stabilitet regjional nuk do të përmbushim atë që sot e bëjmë me masat fiskale konsoliduese dhe reformën  strukturale që ka nis Vuçiq ka thën Brnabiç. 

"Për ne është interes jetik stabiliteti regjional, të tjerët nuk kanë kryer reforma edhe kanë deficit të madh, borxhe publike dhe papunësi më të madhe se Serbia. Atyre politikanëve iu konvenon jo stabiliteti regjional të thonë se nuk ka vende pune dhe nuk kanë guxim për reforma. Aq sa Serbia ka interes për stabilitet të tjerët kanë për jo stabilitet, prandaj fuqishëm duhet të punojnë për regjion stabil", thotë ajo. 

Në konfliktin në Prishtinë rreth përfaqësimit Brnabiç përkujtoi se është e qartë se në bisedime përfaqësues I vetëm mund të jetë vetëm Hashim Thaçi. 

"Njerëzit duhet ta kuptojnë se konflikti i ngrirë është jo stabilitet I ngrirë, Nuk do mund të shfrytëzojmë potencialet tona nëse kemi konflikt të ngrirë. Nuk do mund të ecim aq sa do të kishim mundësi. Kush thotë se duhet lënë për më vonë zgjidhjen e çështjes së Kosovës apo nuk do zgjidhje nuk ka ide apo vazhdon me të vjetrën që nuk kanë pasur trimëri që të provojnë të zgjedhin këtë çështje” theksoi Brnabiç. 

Kryeministrja serbe ka thënë se për shumë shtet e vende në botë çështja e Kosovës ishte e mbyllur si temë, por sot kjo nuk është, as për ShBA, as Gjermaninë. 

Ky është një sukses i madh për çka duhet dhënë mirënjohje Vuçiqit. 

"Si do ta përmbyllim, a do të kemi sukses është çështje tjetër. A kemi pasur sukses si temë ta vendosim në agjendë – absolutisht dhe atë pasi për shumë vende ishte çështje e mbyllur. U krijua hapësira për bisedime, por sa do të jemi të suksesshëm, të mençur dhe trima dhe në këto rrethana të fitojmë diçka për vete nga e gjithë kjo është ajo që po përpiqemi ", nënvizoi ajo. 

Brnabiç ka thënë se para se vinte në krye të Qeverisë nuk e ka ditur sa ka punuar Qeveria, sa fluturime nëpër botë ka pasur Vuk Jeremiq si shfaqje për popullin. 

"Sot kur shikoj çfarë nuk është bërë vërej sa nuk është menduar. Keni vende me rëndësi si Egjipti për të cilat nuk është ditur nëse e kanë njohur apo jo pavarësinë e Kosovës. Paramendoni kryeministri dhe shefi I diplomacisë nuk kanë kërkuar dokumentet e njohjes. Ka më së paku dhjetë vende që nuk dihet nëse e kanë njohur Kosovën e numërohen se e kanë njohur. Kaq e madhe ishte neglizhenca. E gjitha ishte e bëhej për shfaqje për popullin kishe po punohet diçka", sqaroi në fund Brmabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat