Vulin: Heqja e kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë është përpjekja e aneksimit

Lajme

Vulin: Heqja e kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë është përpjekja e aneksimit

Nga: F.B Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:16
Aleksandar Vulin

Heqja e kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë është përpjekja e aneksimit ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin.

Ministri i Mbrojtjes Vulin ka shtuar se duhet të kemi mbrojtje të fortë të kufijve.

“Është e pabesueshme që sot të bëhet diçka e këtillë, por siç po shihni kjo nuk është diçka që nuk e presim nga Shqipëria, nga Edi Rama dhe Haradinaj” ka thënë Vulin.

Por është e habitshme se si e gjithë bota hesht për këtë, e gjithë bota bëhet sikur nuk ka ndodhur asgjë ka shtuar ai.

“Rama nuk ka thënë se do të hiqen kufijtë ndërmjet shteteve, ai po heq kufirin ndërmjet shqiptarëve. Ai po ashtu ka thënë se do të heq kufirin edhe ndaj Malit të Zi, Maqedonisë veriore dhe Greqisë atje ku jetojnë shqiptarët” tha Vulin.

Duke përfunduar deklaratën për televizionin Pink transmeton “Bota Sot”, Vulin nënvizoi se: “Ai po krijon ‘Shqipërinë e Madhe’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat