‘Çmendet’ shqiptari në Greqi, heq rrobat dhe zhytet në 50 cm borë

Lajme

‘Çmendet’ shqiptari në Greqi, heq rrobat dhe zhytet në 50 cm borë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:12
Pamje nga video

Një video humoristike na vjen nga Greqia, e cila është gjithashtu nën diktatin e motit të keq dhe reshjeve të dëborës.

Në Evia, që është një nga zonat e mbuluara nga bora, një shqiptar ka sfiduar temperaturat dhe kushtet e motit.

Në një video që ai ka publikuar vet në rrjetin e tij social, i riu shqiptar ka ndaluar makinën dhe është hedhur në borë duke u zhytur me kokë.

I veshur vetëm më rroba banjo, ai madje ka qëndruar për disa çaste në dëborë dhe më pas është larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat