Yjet prej kristali ekzistojnë

Lajme

Yjet prej kristali ekzistojnë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 08:08

Yjet prej kristali ekzistojnë dhe në fund të jetës së tij edhe dielli ynë do të bëhet i tillë. Pas 10 miliardë vjetësh, ylli jonë do të ngurtësohet njësoj si simotrat më antike, të cilat zhvilluan një bërthamë oksigjeni të ngurtësuar dhe karboni derisa u shndërruan në sfera të vërteta prej kristali.

Ky fenomen është parashikuar 50 vjet më parë nga shkenca, por tani është vërtetuar për të parën herë nga të dhënat e mbledhura me ndihmën e satelitit të Agjencisë Hapësinore Evropiane Gaia dhe studimi i kryer nga universiteti britanik Warwick është publikuar në revistën Nature.

Studimi ka ekzaminuar ngjyrën dhe energjinë e 15 mijë yjeve të shuar, që dikur ishin njësoj si Dielli ynë, por tashmë kanë mbërritur në fund të jetës së tyre, dhe konsiderohen si objektet hapësinore më antike.

Dhe nga stimulimet në superkompjuter, shkencëtarët thonë se edhe dielli do të ndjekë të njëjtin proces evolutiv, duke u kristalizuar të paktën pas 10 miliardë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat