Kontrabanda në Mitrovicë: Dëshmi se si shitësit e dyqaneve i marrin paratë për policinë - Bota Sot
Kontrabanda në Mitrovicë: Dëshmi se si shitësit e dyqaneve i marrin paratë për policinë

Lajme

Kontrabanda në Mitrovicë: Dëshmi se si shitësit e dyqaneve i marrin paratë për policinë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 10:21
Pamje nga video

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar hulumtimin ekskluziv të lidhjes së policisë në veri të Kosovës me kontrabandistët.

Në emision mund të shihen pamjet që ka realizuar ekipi i DNK-së për gjashtë muaj rresht sa është hulumtuar rasti.

Për të kaluar një furgon i mbushur me mallra të kontrabanduara, nëpër rrugët dytësore të veriut të Kosovës duhet të bëhet një pagesë në disa vende apo dyqane në Leposaviq e Leshak.

Në pamjet e filmuara mund të shihet se si grumbullohen paratë e dorëzuara nga persona të cilët synojnë të kalojnë rrugët dytësore pa policë, me kamionë e furgona të mbushura me mall të kontrabanduar.

“U desh të kthehem dhe të lë edhe 10 euro dhe të blej diçka për të pirë. Më thanë që për dy herë duhet të paguaj 30 euro jo 20. Më duhet të lë ca para për Policinë kufitare për A…”, i drejtohet gazetari shitëses së dyqanit ku mblidheshin paratë.

Në një lokal tjetër, ekipi i DNK-së i tregon shitësve se janë aty  për të lënë para për të kaluar kufirin e për të mos pasur ndonjë pengesë.

“A për policinë e ke fjalën? Nuk qenkemi kuptuar mes vete”, thotë shitësja e dyqanit.

Ekipi tenton të marrë një emër se kush është shef i ndërrimit po atë ditë, por përgjigja e shitësit ishte e shkurtër.

“Mos u brengos veç shkelja”, thotë shitësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...