Reagon Vuçiq: Ata që po protestojnë e vendosën kufirin me Kosovën

Lajme

Reagon Vuçiq: Ata që po protestojnë e vendosën kufirin me Kosovën

Më: 12 janar 2019 Në ora: 23:37
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq deklaroi se letra të cilën ia kanë dërguar organizatorët e protestës “1 nga 5 milionë” në të cilën i kërkohet të bëhet publik plani për Kosovën është “budallallëk”.

“Aq është idiote saqë nuk kam fjalë”, tha Vuçiq në Beograd, duke shtuar se nuk mund të humbet kohë dhe t’i përgjigjet liderëve opozitar, Draga Gjilas, Vuk Jeremiq dhe Boshko Obradoviq.

Ai ka thënë se ligjeratat për Kosovën mbajnë atë që kanë vendosur kufij ndërmjet serbëve.

“Ata vendos kufij ndërmjet serbëve në Jarinë dhe Bërnjak, e sollën vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër serbëve dhe në të mirë të shqiptarëve dhe çuan deri te pavarësia e Kosovës”, ka thënë ai.

“Nuk e kam ndërmend t’ju përgjigjem, vetëm i kanë shikuar dhe thosha – shko bëjë punën tënde dhe bëji gati këto masa të rëndësishme kundër kriminalitetit. Nuk mund të humbas kohë për Jeremiqin, Gjilasin, Obradoviqin dhe ekspertë tjerë”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat