Zëvendës prefekti i Beogradit viziton Kosovën: Beogradi është qyteti i të gjithë serbëve kudo që ata jetojnë

Lajme

Zëvendës prefekti i Beogradit viziton Kosovën: Beogradi është qyteti i të gjithë serbëve kudo që ata jetojnë

Nga: F.B. Më: 13 janar 2019 Në ora: 12:50
Goran Vesiç

Zëvendës prefekti i Beogradit, Goran Vesiç po qëndron sot në komunat e Kosovës Veriore, ku do të vizitoj qytetet e Mitrovicës edhe Leposaviqit, transmeton “Bota Sot”.

Mësohet se Vesiç ka arritur në Kosovë herët në mëngjes dhe ka sjell pako me dhurata për fëmijët e disa institucioneve shkollore në këto komuna.

“Vizita e sotshme komunave serbe në Kosovë paraqet mbështetjen e Beogradit për popullin serb në Kosovë në përpjekjen për mbijetesë në vatrat e veta dhe të qëndroj nga të gjitha presionet që iu është nënshtruar”, tha ai.

Me këtë rast ai ka vizituar komunën dhe për vogëlushët e institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” ka ndarë pako me dhurata.

Sipas Vesiç, Beogradi mund të jetë me kilometra larg por është qyteti i të gjithë serbëve kudo që ata jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat