Profesori universitar e tregon realitetin: Rrogat e mësimdhënësve janë rritur në vazhdimësi, rezultati i nxënësve jo!

Lajme

Profesori universitar e tregon realitetin: Rrogat e mësimdhënësve janë rritur në vazhdimësi, rezultati i nxënësve jo!

Nga: N.Sh Më: 14 janar 2019 Në ora: 08:15
Ilustrim

Profesori universitar, Armend Muja, thotë se, nuk duhet të krahasohen rrogat e mësimdhënësve me ato të mjekëve.

Sipas tij, rrogat e mësimdhënësve janë rritur në vazhdimësi mirëpo, rezultatet e nxënësve jo.

Ai thekson se, që nga viti 2003 janë rritur ndjeshëm pagat e mësimdhënësve, e që nga viti 2008 janë rritur shumë shpejt, më shumë sesa ato të popullsisë.

Ja reagimi i tij:

Rrogat e arsimtareve - te hyrat mesatare vjetore te mësimdhënësve janë rritur ndjeshëm qe nga viti 2003.

Qe nga viti 2008 te hyrat mesatare vjetore te arsimtareve janë rritur me ritëm shume me te shpejte se sa ato te popullsisë.

Edhe katër gjera: (1) Mësimdhënësit ne Kosove punojnë rreth 525 ore ne vit apo gjysma e normës se punës se punëtorëve tjerë ne sektorin publik, (2) Mësimdhënësit ne rajon paguhen rreth 20-5o euro me shume mirëpo ata punojnë rreth 750-800 ore krahasuar me rreth 525 ne Kosove, (3) Rrogat e mësimdhënësve nuk duhet krahasuar me ato te mjekeve - kërkohen 3 vjet për t'u bere mësimdhënës ndërkohë qe kërkohen 8 për t'u bere mjek, mjeket kryesisht nuk punojnë me gjysme orari, (4) Rrogat e mësimdhënësve janë rritur vazhdimisht por rezultat e nxënësve jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat