Cakaj “mollë sherri”, dikur Baton Haxhiu dhe Meta për pushime tek Gjiri i Lalzit

Lajme

Cakaj “mollë sherri”, dikur Baton Haxhiu dhe Meta për pushime tek Gjiri i Lalzit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:02
Baton Haxhiu dhe Ilir Meta

Analisti Baton Haxhiu dhe presidenti Ilir Meta dikur kanë qenë miq, por siç duket ndarjet e tyre janë thelluar prej kohësh. Përplasja më e fortë lidhet me mos dekretimin e Gent Cakës për Ministër të Jashtëm.

Më herët, Haxhiu iu drejtua me një letër Metës, ku i kërkonte dekretimin si Ministër të Jashtëm të Cakajt, teksa e konsideronte gabim historik të Metës, mosdekretimin e tij.

Zhvillimet politike duket se kanë zbehur raportet miqësore. Një foto që xhiron në rrjetet sociale, dëshmon raportin e ngushtë që ata gëzonin ndaj njëri-tjetrit.

Baton Haxhiu edhe presidenti Ilir Meta ishin miq, e bënin pushime së bashku në Gjirin e Lalzit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat