Vrasja e Ivanoviqit, shteti thotë se të gjitha provat çojnë te Radoiçiq

Lajme

Vrasja e Ivanoviqit, shteti thotë se të gjitha provat çojnë te Radoiçiq

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:49
Oliver Ivanoviq dhe Milan Radojciq

Me 16 janar bëhet një vit kur Oliver Ivanoviq është vrarë në Veri të Mitrovicës, autorët ende nuk janë sjellë para drejtësisë

Me 16 janar bëhen një vit që kur Oliver Ivanoviq u ekzekutua në Veri të Mitrovicës.

E në këto foto shihet edhe trupi i politikanit serb vetëm pak qaste që u qëllua për vdekje, para zyrës së tij.

Ivanoviq ishte vrarë nga autorët të cilët po lëviznin në një veturë, që pak qaste pas kryerjes së këtij krimi ishte djegur.

Por, hetimet kanë treguar se kjo veturë në Kosovë kishte hyrë nga Serbia.

Ndërsa një natë para vrasjes së Ivanoviqit, ishte parkuar diku në periferi të Mitrovicës Veriore.

E në krejt këtë krim janë  përfshirë edhe zyrtar policor duke përdorur edhe vetura zyrtare.

Ndërkohë, një polic tjetër i komunitetit serb kishte shkuar në vendin e ngjarjes.

Por, ky në vend se të siguronte skenën e krimit ka kryer ka bërë nje telefonat me një person në Serbi me nofkën Komatina.

Ky polic është Marko Rosiq, ndërsa kohë më parë është arrestuar në veri të Mitrovicës në një operacion të njësive speciale të Kosovës.

Pos tij në këtë rast janë kapur edhe Ndeljko Spasojeve dhe Dragisha Mirkoviq, të cilët po mbahen në paraburgim.

Ndërkohë, i pakapshëm për momentin është ai që po dyshohet se është urdhërdhënës i kësaj vrasje.

Milan Radojciq, po qëndron në Serbi ndërsa shumë shpejtë ndaj tij pritet të lëshohet flet arrest.

Sipas prokurorit të rastit, Sylë Hoxha, të gjitha deklarata dhe provat e siguruara deri me tani qojnë në drejtimin se Radojciq është i involvuar në këtë rast, raporton T7.

Madje tani edhe prokuroria e ka kuptuar fuqinë e këtij personi në Veri të Kosovës.

Ndërkohë, për zbardhjen e këtij rasti është kërkuar bashkëpunimi i shtetit serb.

Ata tek para dy ditësh kanë dërguar një dosje në Kosovë, me të dhëna rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Këtë e kanë bërë përmes zyrës së BE-së në Prishtinë.

Se këtë dosje e kanë marrë e thonë edhe në Prokurorinë Speciale.

Por, duket se brenda saj nuk ka ndonjë provë shumë të vlefshme që do të zbardhte këtë rast.

Çështjet esenciale që po i kërkon Prokuroria Speciale në Kosovë nuk janë në këtë dosje.

Prokurori Hoxha po kërkon edhe nga e veja e Oliver Ivanoviqit, Milena Ivanoviq që të kontribuojë në zbardhjen e rastit pasi që ajo në media ka thënë se e di se kush e ekzekutoi burrin e saj.

Ndërkohë, tejet të rëndësishme zbardhjen e kësaj vrasje e vlerësojnë edhe në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se Serbia do të jetë e obliguar që të bashkëpunojë edhe po që se Milan Radociq është urdhërdhënës i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

E në Prokurorinë Speciale, shfaqin bindje që hetimet që po bëhen në fund do të rezultojnë me ngritjen e një aktakuze dhe zbardhje të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat