Arban Abrashi takohet me SBASHKU-n

Lajme

Arban Abrashi takohet me SBASHKU-n

Nga: E.K. Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:25

Arban Abrashi, deputet nga radhët e LDK-së, në Parlamentin e Kosovës, gjatë ditës së djeshme bëri vizitë SBASHK-ut ku u diskutua në lidhje me protestat që shëndetësi e arsim që kanë filluar tash e disa ditë.

Në këtë rast ai tha se respekton kerkesat e grevistëve dhe se fakturat per krizën sociale po e paguajnë nxënësit, pacientët, qytetarët.

Sipas Abrashin e gjithë kjo vjen si pasojë e vendimeve të shpejta dhe jo të drejta nga ana e qeverisë, të cilat kanë krijuar pabarazi të mëdha në shoqëri.

Postimi i plotë i Arban Abrashit:

Kriza sociale ndryshe nuk është, faturën po e paguan nxënësi, pacienti, qytetari!

Sot vizitova SBASHK-un, dhe vlerësoj që kërkesat e grevisteve sikurse edhe paralajmërimet për greva në sektorët tjerë, janë plotësisht kërkesa të drejta dhe të bazuara. SBASHK, duhet që krahas koeficientëve, të kërkoj edhe kushte më të mira për mësim dhe rezultate më të mira.

Kjo situatë kaotike që paraqet fillimin e një krize sociale, vjen si pasojë e vendimeve të padrejta e pa analizuara mirë, me ç'rast është krijuar pabarazi sociale, në Kosovë. Situata është edhe më serioze për punëtorët në sektorin privat, të cilët fatkeqësisht kanë mbet pa asnjë përkrahje.

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jap kontributin në Kuvendin e Kosovës, në komisionet përkatëse, në mënyrë që padrejtësitë të adresohen dhe përmirësohen aq sa munden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat