Haradinaj: Gjatë vitit 2019-të rritet kapitali për 40 milionë euro

Lajme

Haradinaj: Gjatë vitit 2019-të rritet kapitali për 40 milionë euro

Nga: Z.B. Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardnajë në postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se gjatë vitit që e lamë pas në komunat e Kosovës është rritur kapitali për 40 milionë euro, përcjell “Bota Sot”.

Haradinaj shkruan se  sot, në forumin konsultativ me kryetarët e komunave kemi shqyrtuar agjendën zhvillimore të vitit 2019, që synon një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht.

Postimi i plotë:

Viti i Ekonomisë do të reflektojë fuqishëm edhe në zhvillimin ekonomik lokal. Përgjatë vitit 2018 janë rritur investimet kapitale në komunat tona për 40 milionë euro, u janë dhënë në pronësi tokë (rreth 60 prona) për zhvillim ekonomik dhe për nevojat e qytetarëve, Obiliqin dhe Prishtinën i bëmë me ligj, qytetarëve të kryeqytetit ia rikthyem Pallatin e Rinisë, kemi krijuar 15 Zona Ekonomike, Parkun Inovativ Trajnues në Prizren dhe Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë.

 Për ta vazhduar traditën e vendosur të punës ndërmjet qeverisjes nacionale dhe lokale, e cila ka prodhuar rezultate të qëndrueshme, sot, në forumin konsultativ me kryetarët e komunave kemi shqyrtuar agjendën zhvillimore të vitit 2019, që synon një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe me mirëqenie për qytetarët e saj.

RH
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat