Vuçiq: Marrëveshja finale nuk mund të arrihet pa pjesëmarrje të Rusisë e të SHBA-së - Bota Sot
Vuçiq: Marrëveshja finale nuk mund të arrihet pa pjesëmarrje të Rusisë e të SHBA-së

Lajme

Vuçiq: Marrëveshja finale nuk mund të arrihet pa pjesëmarrje të Rusisë e të SHBA-së

Më: 16 janar 2019 Në ora: 23:30
Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje më Kosovën, por që nuk është shumë optimist.

Vuçiq në një intervistë për mediumin rus “tass” ka thënë se është e domosdoshme të arrihet marrëveshja me shqiptarët e Kosovës porse aktualisht jemi shumë larg kësaj.

Siç theksoi ai, edhe pse procesi i dialogut zhvillohet nën kujdesin e BE-së, “zgjidhja përfundimtare nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe Uashingtonit”, shkruan B92.

Megjithëse nuk është optimist, Vuçiq shton se ai personalisht dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Putin ka qëndrimin se çdo gjë që vendos Serbia, do ta përkrahë Rusia. Por unë s’e dua vetëm këtë. Unë dua të këshillohem me të për të parë se çka është më mirë. Dhe për këtë arsye kësaj radhe pjesën më të madhe të bisedimeve do t’ia kushtojmë situatës në Kosovë. Të dëgjoj nga Putin se çfarë ai mendon me fjalët e përkrahjes dhe disa dyshime kur bëhet fjalë për sjelljen e disa faktorëve ndërkombëtarë”,  ka thënë Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...