LVV: Zhdukja e Thaçit sjell dyshime - Bota Sot
LVV: Zhdukja e Thaçit sjell dyshime

Lajme

LVV: Zhdukja e Thaçit sjell dyshime

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:30
Hashim Thaçi

Ka disa ditë që presidenti Hashim Thaçi nuk gjendet në Kosovë, por askush nuk e di vendndodhjen e saktë të tij. Jozyrtarisht thuhet se i pari i shtetit po zhvillon takime në Bruksel, por një gjë e tillë nuk konfirmohet nga Zyra e presidentit. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se agjenda e kreut të shtetit duhet të jetë publike, në mënyrë që të dihet se çfarë takimesh po zhvillon ai.

Derisa nuk ka asnjë njoftim zyrtar se ku gjendet presidenti, deputetja e LVV-së Arbërie Nagavci ka vlerësuar se kjo situatë është krejtësisht e paqartë.

“Nuk ka asnjë njoftim zyrtar se ku ndodhet, është shumë e paqartë vendndodhja e tij në këtë kohë, që paralelisht po ndodhin zhvillime qoftë rreth Gjykatës Speciale ose vazhdimi i dialogut nga ekipi negociator”, ka deklaruar ajo.

Një situatë e tillë misterioze sipas saj hedh dyshime mbi atë se çka është duke bërë kreu i shtetit aktualisht.

“Nuk ka ardhur asnjë njoftim se a është në pushim ose në ndonjë agjendë private. Zhdukja e tij në këtë kohë është për të dyshuar shumë në lidhje me projektet që po i shtyn Thaçi përpara”, ka theksuar Nagavci. /ZERI

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...