“Ku e kemi presidentin?”

Lajme

“Ku e kemi presidentin?”

Nga: N.Sh Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:48
Hashim Thaçi

Publicisti Bajram Kabashi pyet ku e kemi presidentin Hashim Thaçi?

Përmes një postimi në facebook, Kabashi thotë se presidenti nuk gjendet në Kosovë dhe se, askush nuk e din vendndodhjen e saktë të tij.

Sipas Kabashit, jozyrtarisht thuhet se, Thaçi po zhvillon takime në Bruksel, por që, kjo nuk po konfirmohet nga Zyra e presidentit.

“Ajo që duhet ta ketë të qartë çdo banorë i Kosovës, është që ky far Presidenti që e kemi as një hap nuk guxon me e ba pa e ditur Policia e Kosovës, Shërbimi sekret i vendit, mediat e Kosovës etj se ku asht dhe për çka asht aty ku asht?”, shkruan Kabashi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë, shkrimin e plotë të Bajram Kabashit:

Ku e kemi Presidentin?

Ka disa ditë që presidenti Hashim Thaçi nuk gjendet në Kosovë, por askush nuk e di vendndodhjen e saktë të tij. Jozyrtarisht thuhet se i pari i shtetit po zhvillon takime në Bruksel, por një gjë e tillë nuk konfirmohet nga Zyra e presidentit. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se agjenda e kreut të shtetit duhet të jetë publike, në mënyrë që të dihet se çfarë takimesh po zhvillon ai.

*Humoristi i gazetarisë Ramush Tahiri, që para luftës ka marrë rrogë pa punuar kurrë dhe që gjithmonë ka qenë i njohur si intrigant, në frymën ndotëse të tij prej një analisti që gjykon "në stilin grko-romak", paska thanë: "Teksa ka folur rreth kësaj çështjeje, politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se nuk është e domosdoshme që presidenti t’i bëjë publike të gjitha vizitat e tij jashtë vendit. Megjithëkëtë, ai ka konsideruar se Thaçi në të tilla raste duhet t’i njoftojë të paktën institucionet e shtetit."

Ta lëmë humorin banal të Ramush tahirit anash. Ajo që duhet ta ketë të qartë cdo banorë i Kosovës, është që ky far Presidenti që e kemi as një hap nuk guxon me e ba pa e ditur Policia e Kosovës, Shërbimi sekret i vendit, mediat e Kosovës etj se ku asht dhe për cka asht aty ku asht?

Këtij nuk mund t'i besohet, andaj Shqiptarët e Kosovës duan domosdo inormata për te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat