Fëmija bie nga vetura, nëna vazhdon të vozisë

Lajme

Fëmija bie nga vetura, nëna vazhdon të vozisë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:59
Pamje nga video

Kamera nga një kamion regjistroi një skenë tronditëse në qytetin e Mankato në Minesota.

Një fëmijë dyvjeçar ka rënë aksidentalisht nga vetura derisa ajo ishte në lëvizje.

Shoferi i kamionit ndaloi menjëherë automjetin e tij dhe doli për të ndihmuar fëmijën, dhe paralajmëroi ngasësit e makinave nga drejtimi i kundërt.

Ai u përpoq të sinjalizonte gruan nga makina e së cilës fëmija doli të ndalonte, por ajo vazhdo rrugën, me sa duket pa vetëdije për atë që kishte ndodhur.

Policia tha se foshnja ishte e lidhur siç duhet, por dera e pasme është hapur në momentin kur vetura kishte bërë një kthesë në rrugë.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si dera e pasme e automjetit u hap në momentin kur makina u kthye në anën e djathtë të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat