Taktikat e Putinit, e përqafon Daçiqin ndërsa Vuçiqit ia jep vetëm dorën

Lajme

Taktikat e Putinit, e përqafon Daçiqin ndërsa Vuçiqit ia jep vetëm dorën

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:54
Pamje nga takimi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur sot në Beograd për një vizitë një ditore. Ai në aeroport është pritur nga lidershipi serb.

Ajo që u ka bërë përshtypje mediave në serbi, është fakti se Putin me të gjithë ka shtrënguar duart, ndërsa kur ka ardhur momenti i përshëndetjes me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, Putin ka zgjedhur që ta përqafojë atë ngrohtësisht.

Putin ka zhvilluar vizita të ndryshme nëpër Beograd, ndërsa aktualisht është duke mbajtur një takim kokë më kokë me Vuçiqin.

Image

Pas këtij takimi ata do të dalin në një konferencë të përbashkët për media, ku do të tregojnë për detajet e diskutimit.

Një ndër temat më të rëndësishme që është paralajmëruar se të dy politikanët do të flasin, është çështja e zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Më parë në mediat serbe është raportuar për një ftohje të raporteve Vuçiq-Putin, shkaku i afrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian.

Këtë fakt e kanë thënë edhe politikanët opozitar në Serbi, të cilët janë duke organizuar protesta kundër presidentit të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat