Gazeta e Putinit zbulon të vërtetën e vizitës: Kundër korrigjimit të kufirit me Kosovën, Nishi…

Lajme

Gazeta e Putinit zbulon të vërtetën e vizitës: Kundër korrigjimit të kufirit me Kosovën, Nishi…

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:31
Aleksandar Vuçiq dhe Putin

Vizita e Putinit në Beograd ka rëndësi politike dhe duhet t’i jap përgjigje pyetjes: a është Serbia e gatshme të jetë aleate kryesore e Moskës në rajon, shkruan gazeta ruse e afërt me Kremlinin, Komersant.

Nëse jo, Serbia do të vazhdojë përafrimin me BE-në dhe NATO-n, duke u balansuar ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, vlerëson sot gazeta moskovite.

Gazeta shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit aktivisht po e shtynë përpara idenë për korrigjimin e kufirit me Kosovë, si kusht për normalizimin e marrëdhenieve, pasi që e ka të pamundur integrimin e Serbisë në BE.

“Moska është skeptike ndaj marrëveshjes Serbi-Kosovë, që e dëshiron BE-ja, duke u frikësuar që do të bëhet protektorat i NATO-s. Në Moskë nuk ngruten që ta mbështesin idenë për korrigjimin e kufirit, duke vlerësuar që Beogradi me këtë faktikisht e njeh pavarësinë e Kosovës. Kështu që edhe pas bisedimeve të sotme për problemin kosovar, interpretimi i tyre mund të jetë krejtësisht i ndryshëm, ashtu siç ishte në takimin e tetorit në Moskë”, shkruan Komersant.

Mospajtimet ndermjet Moskës dhe Beogradit ekzistojnë edhe në një çështje parimore, shkruan gazeta dhe shton se bëhet fjalë për të ashtuquajturën qëndër humanitare ruse në Nish.

Po ashtu gazeta thekson se pakënaqësia e Moskës ndaj Serbisë ka të bëjë edhe me faktin se “aleati kryesor i Moskës në Ballkan”, viteve të fundit ka ndërmarrë hapa drejt NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat