Vuçiq kërcënon: Nëse nuk gjendet zgjidhja për Kosovën, Putin do të pyetet më shumë!

Lajme

Vuçiq kërcënon: Nëse nuk gjendet zgjidhja për Kosovën, Putin do të pyetet më shumë!

Nga: F.B Më: 17 janar 2019 Në ora: 20:18
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti serb ka theksuar se nuk mund të jetë optimist, se mendon se arritja e zgjidhjes nuk është afër dhe nuk është reale që të ketë në një të ardhme të afërme shkruan “expresso” transmeton “Bota Sot”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se është e qartë se pa Rusinë dhe forcën e saj në Këshillin e Sigurimit në OKB, nuk do të ketë zgjidhje të problemit të Kosovës duke nënvizuar se para arritjes të çfarëdo marrëveshje do të konsultohet me presidentin rus Putin.

Vuçiq këtë deklaratë e ka bërë në konferencën për gazetarë me Putin, i pyetur nëse është shqyrtuar ndërmjetësimi i Rusisë në arritjen e zgjidhjes për çështjen e Kosovës dhe në çfarë formati.

Presidenti serb ka theksuar se nuk mund të jetë optimist, se mendon se arritja e zgjidhjes nuk është afër dhe nuk është reale që të ketë në një të ardhme të afërme.

Ai potencoi se para çdo lloj marrëveshje do konsultohet me Putinin.

-Ne gjithë kohën po flasim për zgjidhje, të gjithë duan të flasin për zgjidhje dhe duan lajme të mira, por unë jam realist dhe nuk mund të jem optimist dhe të flas për zgjidhje. Në këtë moment nuk po shoh zgjidhje. Shpresoj, por nuk mendoj se është afër dhe të jetë reale të jetë në një afat të afërm – nënvizoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat