Scott i trishtuar që ende s’u dënua askush për djegien e Ambasadës në Beograd më 2008

Lajme

Scott i trishtuar që ende s’u dënua askush për djegien e Ambasadës në Beograd më 2008

Më: 18 janar 2019 Në ora: 09:16
Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka kujtuar djegien e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, një dekadë më parë.

Në zjarrin që kishte përfshirë Ambasadën, kishte vdekur një njeri, e dëmi material kapte shumën e 1 milion dollarëve.

Për Scottin është e trishtë se si ende askush nuk është dënuar për këtë, e as ka dhënë llogari.

Image

“Më shumë se një dekadë pas djegies së objektit të Ambasadës së SHBA-së në Serbi, një jete të humbur nga zjarri, dhe gati një milion dollar dëme, askush nuk ka dhënë përgjegjësi e as që është dënuar për këtë. E trishtë”, ka shkruar Scott në serbisht në rrjetin social Twitter.

Ambasada e SHBA-së në Beograd i ishte vënë flaka pas protestës “Kosova është Serbi”, më 21 shkurt të vitit 2008, pak ditë pasi Kosova kishte shpallur Pavarësinë. Aty kishte mbetur i vdekur Zoran Vujoviq (20) nga Novi Sadi, i lindur në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat