‘Çmendet’ Putini: Policia serbe ka të drejtë të jetë në Kosovë - Bota Sot
‘Çmendet’ Putini: Policia serbe ka të drejtë të jetë në Kosovë

Lajme

‘Çmendet’ Putini: Policia serbe ka të drejtë të jetë në Kosovë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:04
Pamje nga vizita e djeshme e Putinit në Serbi

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës në Serbi ka thënë se pozicioni i Rusisë për çështjen e Kosovës është i njohur.

“Ne jemi në favor të gjetjes së një zgjidhje në koordinim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Putin në Beograd, shkruan medini

Gjatë adresimit të përbashkët para mediave me Aleksandër Vuçiq, Putin ka folur edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës e cila sipas tij ‘ka shkaktuar tensione serioze në rajon’.

“Rusia ndan të njëjtin shqetësim me lidershipin serb dhe me qytetarët e tyre se këto lëvizje mund ta destabilizojnë Ballkanin”, ka thënë ai.

Rusia, ashtu si Serbia – ka vazhduar Putin – është e interesuar që të vazhdojë të mbajë Ballkanin të sigurt.

“Autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa aksione mjaft provokuese kohën e fundit”, ka thënë ai, duke vazhduar tutje se të gjitha ‘këto lëvizje kanë qenë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit’.

“Kjo rezolutë nuk lejon ekzistencën e një formacioni të armatosur në Kosovë”, ka thënë Putin.

Presidenti rus gjithashtu, duke iu referuar Rezolutës 1244, ka thënë se ‘ajo lejon që një numër i policëve serbë u lejohet të operojnë në territorin e Kosovës”.

“Ku janë ata”, ka pyetur Putin dhe ka shtuar se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet më shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...