Drecun akuza të rënda Britanisë së Madhe për Kosovën

Lajme

Drecun akuza të rënda Britanisë së Madhe për Kosovën

Nga: F.B. Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:19
Milovan Drecun

Porosia kryesore e presidentit rus, Vladimir Putina është se Rusia do të mbështes marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nëse ajo është në harmoni me rezolutën 1244 përbën paqe vlerësoi kryetari i Këshillit të Kuvendit për Kosovë, Milovan Drecun.

Putin ka theksuar se Rusia do mbështes marrëveshjen mes palëve, por vetëm nëse ai është në harmoni me rezolutën 1244 të OKB-së, ka deklaruar Drecun për “Tv Pink”, transmeton “Bota Sot”.

“Porositë e presidentit Putin nuk kanë shumë fjalë, por janë shumë të fuqishme. Ato nënkuptojnë se Serbia tash ka një forcë mbrojtëse, shtetin e fortë me vete dhe në periudhën e ardhshme nuk do të jetë vetëm në përpjekjet që në mënyrë afatgjatë, qëndrueshme dhe të qetë të zgjidh çështjen e Kosovës", ka thënë Drecun.

Sipas fjalëve të tij, vizita e Putinit përbënë kthesën në zgjedhjen e problemit të Kosovës.

Duke komentuar deklaratën e Haradinajt se prania aktive e Rusisë destabilizon Ballkanin, ndërsa politika e ShBA dhe NATO-së do të thonë paqe në atë territor, Drecun ka thënë janë pikërisht vendet që mbështesin në mënyrën e njëanshme vendimet e Prishtinës ato që destabilizojnë Ballkanin.

"Putin ka dërguar porosinë për paqe, se Rusia do mbështes marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ajo duhet të arrihet në mënyrën paqësore, përderisa Britania e Madhe që po mban anën e Prishtinës po rrënon mundësinë e vazhdimit të dialogut", shprehet Drecun.

Në pyetjen se si komentin faktin se në Beograd kanë udhëtuar qytetarë nga i gjithë vendi që të përshëndesin Putinin, Drecun këtë e sheh si falënderim të popullit serb dhe popullit nga Kosova për kreun e vendit mik që do të i ndihmojë dhe mbroj interesit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat