Bërnabiç: Brukselit nuk ka pse ti pengoj vizita e Putinit në Beograd

Lajme

Bërnabiç: Brukselit nuk ka pse ti pengoj vizita e Putinit në Beograd

Nga: K.M Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:21
Ana Bërnabic

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç ka hedhur poshtë dyshimet e gazetarëve serb të cilët e kanë pyetur nëse vizita e presidentit rus Vladimir Putin do të mund të ndikonte negativisht në raportet e Serbisë me Brukselin.

“Absolutisht nuk ka mundësi. Raportet tona janë shume të mira e korrekte, ne me Rusinë kemi politikë transparente. Brukseli e din që ne kemi lidhje tradicionale, politike dhe ekonomike me Rusinë, njëjtë qysh Moska i din aspiratat e shtetit tonë për BE”, u ka thënë kryeministrja serbe gazetarëve.

“Është mirë që ekzistojnë vende si ne të cilat janë strategjikisht të pozicionuara më afër anëtarësimit në BE, por në anën tjetër kanë komunikim të mirë edhe me Rusinë, sigurisht se kjo do të duhej të ishte e rëndësishme dhe e mirëseardhur për Bashkimin Evropian” ka shtuar tutje Bërnabiç

Tutje shefja e qeverisë Serbe ka thënë se ka qenë tepër e rëndësishme që të dëgjohet nga Putini se shteti Rus përkrah dialogun Beograd Prishtinë dhe se e përkrah çdo zgjidhje e cila me të cilën pajtohet apo është dakord Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat