Haradinaj: Shqiptarët do të mbetën të përkushtuar për stabilitet dhe paqe të përhershme në rajon

Lajme

Haradinaj: Shqiptarët do të mbetën të përkushtuar për stabilitet dhe paqe të përhershme në rajon

Nga: A.Sh Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:12
Majlinda Bregun, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim sot, Majlinda Bregun, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ku diskutuan për rrugën integruese të rajonit tonë në vendet e Europës.

“Në takim me Majlinda Bregun, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), me mision nxitjen e bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta në vendet e Europës Juglindore, bashkëbiseduam për rrugën integruese të rajonit tonë dhe u njoftova me prioritetet e vitit 2019 të RCC-së për Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët do të mbetën të përkushtuar për stabilitet dhe paqe të përhershme në rajon, që garanton rrugëtim të përbashkët dhe më të shpejtë drejt strukturave të BE-së”, shkruan kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat