Demokratët e Serbisë: I rëndësishëm qëndrimi i Rusisë rreth Kosovës

Lajme

Demokratët e Serbisë: I rëndësishëm qëndrimi i Rusisë rreth Kosovës

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:45
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Partia opozitare Demokratike e Serbisë, me rastin e vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Beograd beson se është shumë e rëndësishme që Rusia zyrtare në mënyrë të qartë ka shfaqur qëndrimin se “Moska është e angazhuar për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciproke për Kosovën bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

“Duke përsëritur se Rusia do të pajtohet me çdo vendim të Serbisë, por se mbështet respektimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që në mënyrë eksplicite konfirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë dhe autonominë thelbësore të Kosovës dhe Metohisë brenda saj, Presidenti i Rusisë qartë deklaroi se Serbia ka një garanci se Rusia do të mbrojë integritetin e saj territorial”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar dje ne Beograd se Rusia do e respektojë arritjen e një marrëveshje të mundshme me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat