Flet pronari i qenit të Sharrit që iu dha dhuratë Putinit nga Serbia

Lajme

Flet pronari i qenit të Sharrit që iu dha dhuratë Putinit nga Serbia

Më: 18 janar 2019 Në ora: 22:01
Vladimir Putin dhe Dragan Çulibrk

Pronari i tij, Dragan Çulibrk, 40 vjeç, ka rrëfyer ngjarjen se si qeni i tij u zgjodh për dhuratë për Putinin.

Presidenti i Serbisë, Vladimir Putin vizitoi Serbinë të enjten ku u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Një prej dhuratave më interesante për Putinin nga Vuçiq ishte një qen Sharri me emrin Pasha.

Pronari i tij, Dragan Çulibrk, 40 vjeç, ka rrëfyer ngjarjen se si qeni i tij u zgjodh për dhuratë për Putinin.

Image

“Pasha ynë do të jetë i dëgjueshëm për presidentin Putin, sepse qeni i Sharrit i dashuron të gjithë anëtarët e familjes dhe është rojtari më i mirë në botë”, u shpreh ai për mediat serbe.

“E dija se do të përfundojë si dhuratë por nuk e kam ditur se te kush, pastaj e kam mësuar se kujt do t’i takojë. Kam mbetur pak i befasuar dhe në gjendje shoku, nuk jam i vetëdijshëm se sa nderë i madh është që një qen nga familja jonë i dhurohet një personi të fuqishëm ose më të fuqishmit në botë”, shtoi ai.

Çulibrk po ashtu ka lavdëruar kualitetet e qenit dhe beson se do t’i shërbejë mjaft shumë Putinit. Pasha është tre muajsh dhe ka udhëtuar me Putinin nga Beogradi për në Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat