Propaganda e serbëve: I quajnë shqiptarët terroristë, që po përgatisnin sulm në bazën ushtarake

Lajme

Propaganda e serbëve: I quajnë shqiptarët terroristë, që po përgatisnin sulm në bazën ushtarake

Nga: F.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 10:14
Baza ushtarake

Në një shtëpi në fshatin Depce të Preshevës janë zbuluar  armë të UÇPMB-së. Në afërsi të Kodrës së Shpellës u gjetën pushkë automatike edhe gjysmë automatike dhe dy bomba

Këto armë besohet se janë të shqiptarëve, me qëllimin e sulmeve të reja, janë gjetur në një podrum në rrethinë të Preshevës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Këto armë janë gjetur në këtë lokalitet që dikur ishte një nga çerdhet e të ashtuquajturës UÇPMB të komanduar nga Rexhep Ali- komandant Rexha. Janë gjetur dy pushkë automatike – tompson amerikan dhe një sovjetike PPS-43, një kineze dhe një pushkë gjysmë automatike e vendit si dhe dy bomba dore kineze që janë dërguar në ekspertizë. Armët ishin në gjendje të mirë me mundësi përdorimi, të gjitha këto ishin të gropuara rreth 60 cm në një shtëpi të pabanuar me kulm të djegur.

Image

Sipas operativës shtëpia ndodhet afër bazës ushtarake Kodra e Shpellës ku ushtarët e kësaj baze rregullisht patrullojnë, prandaj dyshohet se ushtarët ishin cak I ndonjë sulmi. Vendi është afër me kufirin administrativ që mundëson largimin në afat të shkurtër dhe kalimi në Kosovë. Kjo rrugë shpesh shfrytëzohet edhe për kontrabandim me mallrat ë akcizës.

Besohet se armatimi është pjesë e pjesëtarëve të UÇPMB që u shfrytëzua në konfliktin ndërmjet 1999 dhe 2001. 

Në atë kohë më së shumti luftime janë zhvilluar pikërisht në rrethinë të Preshevës.

Media serbe shkruan se kryengritja është shuar në vitin 2001 kur forcat këmbësore kanë hyrë dhe kanë çarmatos shqiptarët, të cilët i quan terroristë.

Aso kohe një pjesë e armatimit që është shfrytëzuar, u është dorëzuar organeve shtetërore ndërsa pjesa tjetër është bartur në Kosovë apo është fshehur në Serbinë qendrore afër kalimit administrativ.  

Image

Grupi i Gjilanit

Rexhep Aliu është njëri ndër komandantët e UÇPMB në Preshevë i njohur si pjesë e grupit të Gjilanit të cilës i ngarkohen së paku 80 vrasje të civilëve, rrëmbime, dhunime edhe tortura. Krime për të cilat janë akuzuar para organeve gjyqësore në gjysmën e dytë të 1999 pas konfliktit të Kosovës. Viktima kanë qenë kryesisht serbët dhe shqiptarët “lojal” dhe romët. Aliu është dënuar në mungesë por është liruar.

Nuk viziton shtëpinë

Pronari I këtij objekti të braktisur ku janë gjetur armët jeton në Francë, Sipas operativës serbe, ai ka shtëpi në Gjilan ku jeton njëri nda djemtë e tij, ndërsa në vendlindje Depce ku ndodhet shtëpia askush nuk vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat