BE i kundërpërgjigjet Vuçiqit - Bota Sot
BE i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Lajme

BE i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Nga: F.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 14:42
Maja Kocijançiq

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian mbi taksat në importin e mallrave serbe mbetet i qartë dhe e kemi theksuar në mënyrë të përsëritur urgjencën e heqjes së këtyre masave", tha Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Komisionit Evropian për “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Maja Kocijançiq bëri këtë deklaratë në përgjigje të pyetjes nga Beta mbi deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare dhe Evropa të njoftojnë nëse së shpejti do të hiqen taksat e Kosovës për mallrat nga Serbia dhe nëse do të vazhdojë dialogun me qëllim që ai të dijë nëse do të organizoj zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi apo jo.

Ajo ka shtuar se pret nga Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet e tyre.

"Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova shpejt të përmbushin obligimet nga dialogu, duke pasur parasysh lidhjen direkt të normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve të tyre dhe perspektivat e prekshme për përmbushjen e aspiratave të tyre në lidhje me BE-në", ka thënë ajo.

"Ne jemi të fokusuar në faktin se puna e vazhdueshme në kuadër të dialogut me qëllim të arritjes së një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura. Kjo që do të thotë të arrihet zgjidhje e qëndrueshme, realiste  dhe e pranuar reciprokisht në përputhje me drejtën ndërkombëtare dhe 'kuadrit ligjor ' të BE-së dhe të pranueshme për të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe në rajon", ka thënë zëdhënësja e përfaqësueses së lartë Federica Mogherini.

Ajo ka bërë thirrje që të ketë një atmosferë që të kontribuojë për marrëdhënie të mira fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë.

"Në një kontekst më të gjerë, ne theksojmë se dialogu Prishtinë-Beograd kërkon një atmosferë që të kontribuojë për marrëdhënie të mira fqinjësore, që do të thotë se marrëveshjet e arritura të respektohen, ndërsa të gjitha lëvizjet dhe deklaratat të pa ndërlidhura me interesat e përgjithshme dhe strategjike në rajon duhet të evitohen", tha Maja Kocijançiq.

Duke përfunduar ajo theksoi se e mirëpresin miratimin e rezolutës në Kuvend për emërimin e anëtarëve të delegacionit për dialogun me Serbinë, inkurajojmë akterët politikë dhe civil në Kosovë që të punojnë në mënyrë konstruktive në dialog dhe ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve të Kosovës që të miratojnë qasjen unike" .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...