Vdes njeriu që armatosi UÇK-në

Lajme

Vdes njeriu që armatosi UÇK-në

Më: 21 janar 2019 Në ora: 13:26
Hajrë Gashi

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hajrë Gashi nga fshati Rezallë i komunës së Skenderajt.

Gashi për muaj të tërë e kishte armatosur UÇK-në duke u bërë kështu personi i parë shqiptarë që ka podhuar topin pa dridhje ose minahedhësin.

Lajmin për vdekjen e Hajrë Gashit e bëri të ditur familja e tij.

Ngushëllime ka shprehur edhe Sami Lushtaku.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit, burrit të fjalës e të besës, Bacës Hajrë Gashi nga Rezalla e Re e Skenderajt. Në situatat më të vështira për vendin, Baca Hajrë bashkë me familjen dha kontribut të jashtëzakonshëm, për forcimin e UÇK-së më armë të rënda të punuara nga ai. Do të kujtohet gjithmonë për veprat e tij madhështore të bëra në shërbim të atdheut. Ngushëllime familjes, miqëve, bashkëluftëtarëve e gjithë atyre që e kanë njohur Hajrë Gashin”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat