“Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar”

Lajme

“Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar”

Nga: Z.B. Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:57
Ramush Haradinaj, Jonathan Mitchell

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se është takuar me Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët biseduam për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve për ta fuqizuar sektorin ekonomik dhe për të mbështetur investimet e huaja në vend, sot kam pritur Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët biseduam për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend. Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar. Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat