Valdrin Lluka: Lutem që të gjithë minatorët të jenë mirë

Lajme

Valdrin Lluka: Lutem që të gjithë minatorët të jenë mirë

Nga: Z.B. Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:56
Trepça

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për 100 minatorët që kanë mbetur të ngujuar nga mungesa e rrymës pas djegies së trafo kryesorë në minierën e Trepçës, përcjellë Bota Sot.

Lluka tha se, me shqetësim po e ndjek situatën në Trepçë ku një trafo 110 kv është djegur tërësisht, duke ndërprerë energjinë elektrike për minierën kryesore të Stan Tërgut si dhe duke lënë disa fshatra pa energji elektrike.

 Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Me shqetësim po e ndjeki situatën në Trepçë ku një trafo 110 kv është djegur tërësisht, duke ndërprerë energjinë elektrike për minierën kryesore të Stan Tërgut si dhe duke lënë disa fshatra pa energji elektrike.

Në bisedën që kisha me persona përgjegjës dhe sindikatën, rreth 100 minatorë janë brenda në minierë, pa rrezik për jetë. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë që t’i shpëtojnë të gjithë minatorët.

Miniera ka ajrosje natyrale prandaj, sipas personave përgjegjës në teren, nuk paraqet rrezik serioz mungesa e ajrosjes.

Lutem që të gjithë minatorët të jenë mirë me shëndet dhe së shpejti ti bashkohen familjeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat