Veseli: Mitrovica është testamenti i Isa Boletinit

Lajme

Veseli: Mitrovica është testamenti i Isa Boletinit

Nga: Z.B Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:36
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në një postim në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar heroin e gjithë kombit shqiptar, Isa Boletinin, përcjellë Bota Sot.

Veseli ka shkruar se ka kaluar më shumë se një shekull nga rënia e Isa Boletinit, por koha nuk e ka zbehur kujtimin e tij, as peshën historike të veprimtarisë së tij.
Gjithashtu Veseli ka thënë se  Mitrovica është testamenti i Isa Boletinit.

Postimi i plotë:

Sot nderojmë një personalitet të madh, heroin e gjithë kombit shqiptar - Isa Boletinin. Ka kaluar më shumë se një shekull nga rënia e Isa Boletinit, por koha nuk e ka zbehur kujtimin e tij, as peshën historike të veprimtarisë së tij, as porosinë e një jete të kaluar në luftë për liri kombëtare. Mitrovica është testamenti i Isa Boletinit. Sot dhe përgjithmonë, andej dhe këndej Ibrit, do të jetë një Mitrovicë dhe një Kosovë.
 

 
 
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat