Sa i janë rritur flokët dhe mjekrra Labit, që nga “vetëflijimi” për viza?

Lajme

Sa i janë rritur flokët dhe mjekrra Labit, që nga “vetëflijimi” për viza?

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:28
Labinot Tahiri

Deputeti nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ditë më parë, ka bërë premtimin që nuk do i prejë flokët dhe mjekrën deri në liberalizim të vizave për kosovarët.

“Me mjekërr dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, kishte shkruar Labi mbi foton e tij.

Premtimi i Labinot Tahirit, deri në liberalizim të vizave

Tanimë kanë kaluar disa ditë nga premtimi i këngëtarit të shndërruar në politikan.

Ai gjatë ditës së sotme, ka postuar një fotografi, teksa shihet mjekra dhe flokët kanë filluar që t’i rriten.

Në postimin e sotëm, Tahiri ka shkruar se “Nëse mendoni se nuk i takoni kësaj bote, kjo ju jep një lajm dhe ndjënjë se jeni këtu, për të ju ndihmuar të tjerëve, për një jetë më të mirë”.

Image
Image
FOTO e shkrepur sot nga deputeti i AKR-së dhe rritja e mjekrës dhe flokëve
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat