Fjalimi prekës i një deputeti në Turqi me prejardhje nga Ballkani: Vendi im ia hoqi taksën Serbisë e cila ka kryer masakra - Bota Sot
Fjalimi prekës i një deputeti në Turqi me prejardhje nga Ballkani: Vendi im ia hoqi taksën Serbisë e cila ka kryer masakra

Lajme

Fjalimi prekës i një deputeti në Turqi me prejardhje nga Ballkani: Vendi im ia hoqi taksën Serbisë e cila ka kryer masakra

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:57
Deputeti i opozitës turke

Dy javë më parë, Turqia, e udhëhequr nga Rexhep Taip Erdogan, ka miratuar në Parlamentin e saj një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Turqisë. Kjo marrëveshje do të krijojë kushte për rritjen e numrit të produkteve pa doganë në mes të dy vendeve.

E në kohën ku po mbahej seanca parlamentare në Turqi për një marrëveshje të tillë, është një deputet i opozitës i cili ka mbajtur një fjalim përmbajtjesor duke e kundërshtuar ashpër këtë hap mes dy qeverive.

Deputeti opozitar në fjalimin e tij prekës thotë se ka prejardhje nga Ballkani dhe se është kundër heqjes së taksës për mallrat serbe pasi ky shtet ka kryer maskara në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Fjalimi i deputetit:

Unë kam prejardhje nga Ballkani. Jam djali i një familjeje që është larguar nga andej për t’i shpëtuar masakrave serbe. Jam djali i një familjeje që ka lënë të vrarë në ato toka që erdhën këtu duke lënë një pjesë të familjes në internim në Serbi.

Jam djali i një nëne që duke ardhur me tren në Turqi mbajti në krah fëmijën e vdekur që të mos e varroste në token serbe. E solli dhe e varrosi këtu në tokën mëmë.

Sot ne jemi duke ratifikuar marrëveshjen për heqjen e taksave doganore me një shtet që ka kryer këto masakra.

Për Serbinë në Ballkan ka dy probleme: I pari janë boshnjakët, i dyti janë shqiptarët. Të dy këta janë popujt e shtypur të Ballkanit. A nuk jeni ju që thoni gjithnjë që, Qeveria jonë qëndron gjithnjë pranë popujve të shtypur?!

E pra, ato dy popuj të shtypur në Ballkan, shqiptarët dhe boshnjakët janë duke u shtypur dhe vrarë prej serbëve. Pikërisht prej mbështetjes (si kjo marrëveshje) që u jepet serbëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...