SBASHK-u thotë se Qeveria po “barrikadohet”: Nuk e ndalim grevën pa u realizuar kërkesat

Lajme

SBASHK-u thotë se Qeveria po “barrikadohet”: Nuk e ndalim grevën pa u realizuar kërkesat

Më: 24 janar 2019 Në ora: 08:56
Rrahman Jashari

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se për gjithë këtë situatë, fajin e kanë institucionet që nuk po shprehen të gatshëm për plotësimin e kërkesave.

Jashari ka bërë të ditur se Qeverisë ia kanë paraqitur disa opsione, në mënyrë që situata të zgjidhet.

“Ne jemi shumë më të gatshëm ta vazhdojmë dialogun, pasi asnëjherë nuk kemi dalur vetëm me një ofertë. Propozimi ynë dihet dhe është publik: të ngriten koeficientët së paku 30% për sektorin e arsimit. Mundësia e dytë që e kemi kërkuar është që të tërhiqet Ligji për pagat. Nuk e di pse po hezitojnë, pasi po të tërhiqej ligji, do të qetësohej situata. Nuk po luftojmë për paga tani, ne po luftojmë që sektori arsimor të ketë një vend meritor në ligjin për paga”, ka thënë Jashari.

Duke komentuar deklarimet e kryeministrit Haradinaj për zëvendësimin e orëve të humbura, i pari i SBASHK-ut ka thënë se një gjë e tillë nuk është e përcaktuar me Ligjin për grevat.

Qeveria i përgjigjet SBASHK-ut: Oferta ishte rreth 20 milionë euro, s'ka kapacitete buxhetore për më shumë

Jashari ka vlerësuar se institucionet duhet të gjejnë zgjidhje që greva të ndalet, e jo të tregojnë nëse duhet të zëvendësohen orët.

“Ligji për grevat e përcakton saktë. Nëse kompensohen këto ditë, do ta humbte arsyen greva. Institucionet duhet të përkujdesen që të ketë sa më pak ditë të humbura, nëse ato orë kompensohen vendosin mësimdhënësit e jo dikush tjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat