Vazhdon vendosja e flamujve për vendin e origjinës së produkteve

Lajme

Vazhdon vendosja e flamujve për vendin e origjinës së produkteve

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Tregtisë po i vazhdon kontrollet e operatorëve ekonomikë, për vendosjen e flamujve që tregojnë vendin e origjinës së produkteve.

Zyrtarë të MTI-së, theksojnë se nuk do të ketë afat shtesë për këtë udhëzim administrativ. Për mosrespektim t udhëzimit, gjoba do të jetë nga 1 mijë deri në 20 mijë euro.

Marketet e mëdha në Kosovë, kanë filluar ta zbatojnë udhëzimin administrativ për vendosjen e flamujve që tregojnë vendin e origjinës sw produkteve. Menaxherët e tyre, ndonëse nuk flasin para mikrofonit, theksojnë se tashmë kanë filluar ta zbatojnë këtë udhëzim, ndërkohë që pohojnë, se efektet e saj shihen dukshëm. E konsumatorët, theksojnë se kjo është një vetëdijesim dhe promovim për produktet vendore.

“Është mirë me ditë. Kjo është në dobi të produkteve vendore, duhet me punu më shumë nga ana e vetëdijesimi të të gjithëve, që me u konsumu më hsumë produktet vendore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të forcohemi. Duhet t’i mbrojmë produktet vendore, sepse ashtu vetëm sa kemi mundësuar një jetë më të mirë në Serbi duke blerë produktet e tyre, kjo është shumë e favorshme për Kosovën dhe është në të mirën tonë”.

Inspektorati i Tregut në Ministrisë së Tregtisë, ka kërkuar që deri në fund të janarit të gjitha marketet ta respektojnë udhëzimin administrativ për vendosjen e flamujve që tregojnë vendin e origjinës. Zëdhënësi i MTI-së, Elhami Ismajli, thotë për Radio-Kosovën se nuk do të ketë afat shtesë të këtij udhëzimi, ndërsa apelon tek bizneset që ta respektojnë ate.

“Afati ka qenë i mjaftueshëm. Në qoftëse nuk vendosen atëherë do të pësojnë gjobat. Inspektorati i MTI-së, shqipton nga 1 mijë euro dhe mbi 1 mijë euro janë për gjykatë. Deri tash ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me inspektoratet komunale që i kemi udhëzi me dal në teren me përcjell gjendjen, janë informuar bizneset dhe besojmë dhe shpresojmë se do të jenë bashkëpunuese, por nëse nuk i përmbahen ligjit, do të pësojnë dënimet”.

Nëse marketet, nuk e respektojnë udhëzimin, atëherë inspektorati lëndën e paraqet në gjykatë. Gjoba nga kjo e fundit, mund të arrijë deri në 20 mijë euro, thotë zëdhënësi Ismajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat