Zyrtari serb: Taksa do të hiqet

Lajme

Zyrtari serb: Taksa do të hiqet

Më: 24 janar 2019 Në ora: 10:38
Milovan Drecun

Kryetari i të ashtuquajturit Komision për Kosovën në Kuvendin e Serbisë,  Milovan Drecun, beson se taksa shtesë për mallrat e Serbisë do të hiqet.

Ai vlerëson se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tani po përpiqet të veprojë në përputhje me dëshirat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I pyetur nëse Haradinaj, i cili tha se taksa do të hiqet kur Beogradi njeh pavarësinë e Kosovës, është aq i fortë saqë është në gjendje t’i rezistojë kërkesave të zyrtarëve evropianë dhe botërorë, Drecun tha se “natyrisht se nuk është”

Sipas Drecun, Haradinaj e di limitin deri ku mund të shkojë rreth kësaj çështjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat