Grabitja në Deçan, prokuroria kërkon paraburgim për tre të arrestuarit

Lajme

Grabitja në Deçan, prokuroria kërkon paraburgim për tre të arrestuarit

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:51
Ilustrim

Para disa ditësh, një armatosur e grabitur ka ndodhur në një market në Deçan. Policia I ka identifikuar dhe arrestuar grabitësit, ndërkaq Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj tyre

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo prokurori

"Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë D.K.R. caktimin e paraburgimit ndaj tre personave me dyshimin se të njëjtit duke vepruar si bashkëkryerës kishin për të kryer vepër penale “Grabitje” nga neni 329 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Kjo prokurori ndaj tre të pandehurve ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të veprës penale të lartcekur, vepër kjo e kryer me dt. 22.01.2019 në Deçan përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”", thuhet në komunikatb.

Lidhur me këtë rast edhe dy persona janë në arrati për të cilët janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të tyre.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para Gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat