Haradinaj: Koalicioni me PDK’në veç po forcohet

Lajme

Haradinaj: Koalicioni me PDK’në veç po forcohet

Më: 24 janar 2019 Në ora: 19:14
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të ndjehet komod në pozitën e tij në krye të ekzekutivit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të ndjehet komod në pozitën e tij në krye të ekzekutivit. Thotë se zhvillimet e fundit për taksën nuk po e rrezikojnë koalicionin qeverisës.

Gjatë vizitës që Haradinaj i bëri ndërmarrjes “Fox Marble” në Puturoc të Lipjanit, tha se Qeveria vetëm sa po forcohet, me përkushtimin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

I pyetur nëse zhvillimet e fundit për taksën, karshi presionit të BE-së dhe kërkesë së ShBA-së për heqjen e saj, ai u shpreh i bindur se koalicioni është stabil.

“Veç po forcohemi. Koalicioni rrezikohet mos me pasë sukses kompania këtu, mos me ndodh puna, mos me ndodh zhvillimi. Përderisa fokusohemi në punë, edhe ajo që kemi deklaruar që ky vit është vit i ekonomisë është shumë me rëndësi”, tha ai.

Ai përsëriti se Qeveria ka kryer punën e vet me rritjen e pagave për mësimdhënësit, duke potencuar se të gjitha orët e humbura do të kompensohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat