Fisnik Ismaili i thotë Taynës se nuk është artiste

Lajme

Fisnik Ismaili i thotë Taynës se nuk është artiste

Më: 24 janar 2019 Në ora: 22:55
Fisnik Ismaili

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili është përfshirë në debat lidhur me propozimin e deputetin e LDK-së Haxhi Avdyli që duhet të ndalohen këngët që promovojnë substancat narkotike.

Ismaili ka thënë se Tayna se ajo nuk është ende artiste. Ka thënë se ajo aktualisht është vetëm performuese.

“Për momentin je performuese nuk je artiste, pas një kohe mund të bëhesh, deri atëherë duro. Duhet me kuptua që 2 milionë shikime nuk të bëjnë artist”, ka deklaruar ai në rubikon.

Ismaili po ashtu ka pranuar se këngët e Taynës i ka dëgjuar sot për herë të parë.

“Këngët tua e dëgjova sonte pa ardhë në emision. Taynës i kemi ra në qafë vetëm pse është grua, pse është femër”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat